Aktualitet

Akuzohen për vjedhje dhe shkaktim aksidenti,arrestohen dy persona në Vlorë (Njoftimi)

19 Nëntor 2020, 10:07 Nga DOSJA
Akuzohen për vjedhje dhe shkaktim aksidenti,arrestohen dy persona në

VLORË-Policia e Vlorës, ditën e sotme se ka arrestuar 2 shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme. Mësohet së në pranga kanë rënë shtetasit M.M, 52-vjeç dhe shtetasi R.M 38-vjeç të dy banues në Vlorë.

Një nga personat akuzohet për vjedhje, ndërsa tjetri për shkaktim aksidenti.

Njoftimi i Policisë;

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datën 13.10.2020, ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në banesën e një shtetaseje.Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën Sazani, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka dëmtuar një automjet tjetër. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne vlore policia e shtetit arrestohen 2 persona ne vlore policia e shtetit

Sondazh

Poll