Aktualitet

Covid-19 pushton Shqipërinë/ Infektohen 7 bluza të bardha në Përmet, dy punonjës në burgun e Fushë-Krujës, Drejtoria e

19 Nëntor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Covid-19 pushton Shqipërinë/ Infektohen 7 bluza të bardha në

SHQIPËRI- Situata e Covid-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet. Në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 29,837 raste me koronavirus dhe 637  viktima. Covid-9 është futur në shkolla, në spitale si dhe në burgje.

Ditën e sotme në  shtatë infermierë kanë rezultuar të prekur me Covid-19 në spitalin e Përmetit. Bluzat e bardha dyshohet ta kenë marrë koronavirusin gjatë ndihmës që u kanë dhënë pacientëve të shtruar, apo përmes njëri-tjetrit.

Po ashtu sot dy punonjës të tjerë në burgun e Fushë Krujës janë infektuar me Covid-19. Mësohet se në total, brenda pak orëve, numri i të infektuarve në këtë institucion ka shkuar në tetë, duke qenë se mbrëmjen e djeshme u konfirmuan me sëmundjen vdekjeprurëse 6 të tjerë.

Ndërkohë që për shkak të infktimeve të shumta edhe Kadastra shqiptare ka njoftuar se do të mbyllë Drejtorinë Rajonale Tiranë-Veri. Lajmin për mbylljen e kësaj dege, Kadastra e dha nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo gjithashtu njoftoi se në të gjitha Drejtoritë e tjera vendore do të punohet me 50% të stafit.

(I.A/A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll