Aktualitet

Dreka me çifteli dhe fotoja me vrasësin e komisarit Lamaj, konfirmohet në detyrë Muhamet Rrumbulalku, kreu i SHÇBA-së del

19 Nëntor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Dreka me çifteli dhe fotoja me vrasësin e komisarit Lamaj,

TIRANË– Muhamet Rrumbullaku, kreu i SHÇBA-së, është konfirmuar në detyrë. Mësohet se Rrumbullaku ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit. Vendimi është marrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, dy ditë pasi u zhvillua seanca dëgjimore.

Gjatë seancës dëgjimore, u diskutua edhe për foton ku Rrumbullaku shihet duke drekuar dhe duke festuar me çifteli krah Arben Frrokut, të dënuarit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2014.

Kjo foto, sipas KJV-së, nuk e komprometon Rrumbullakun, pasi është shkrepur tre vite para krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muhamet rrumbullaku muhamet rrumbullaku para kjv-se muhamet rrumbullaku muhamet rrumbullaku para kjv-se

Sondazh

Poll