Aktualitet

Në kërkim për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, arrestohet 21-vjeçari në Fier

19 Nëntor 2020, 09:33 Nga DOSJA
Në kërkim për “marrëdhënie seksuale me të

FIER– Policia e Fierit ka njoftuar se është arrestuar  21-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim. Blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi me iniciale M. S., që ishte dënuar nga Gjykata nën akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe një 46-vjeçar të shpallur në kërkim nën akuzën e “Keqtrajtimi i të miturit” i dënuar me 8 muaj burg.

Njoftimi i Policisë

Fier

Policia kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:M.S., 21 vjeç, banues në Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin:A.M., 46 vjeç, banues në Ballsh.Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 09.10.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll