Aktualitet

Të përfshirë edhe mjekë të spitalit Infektiv e Sanatoriumit, ç’po ndodh me ilaçin ‘Remdesivir’? DENONCI

18 Nëntor 2020, 17:50 Nga DOSJA
Të përfshirë edhe mjekë të spitalit Infektiv e

TIRANË– Me rritjen e rasteve të infektuara dhe të viktimave, paniku që ka pushuar qytetarët për pandeminë e koronavirusit duket se ka kapur majat. Prej kohësh përflitej për receta të shpërndara në mënyrë private nga mjekë, gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncimin lidhur me ilaçin e shumëpërmendur “Remdesivir”. Në një shënim në rrjetet e tij sociale, Qyno shkruan se ka arritur që të sigurojë informacione se mjekë dhe farmacistë kanë filluar ta tregëtojnë këtë produkt, me çmime marramendëse.

Sipas tij, një dozë e vetme e ilaçit, e gjetur me vështirësitë e veta kushton jo më pak se 450 mijë lekë të vjetra, ndërsa shisheja e plotë, 2 milionë lekë. Nga informacionet e siguruara nga gazetari të përfshirë në tregëtinë e ilaçit, janë të përfshirë edhe mjekë që punojnë në spitalin Infektiv dhe të Sanatoriumit.

Një tregti e errët ku të fituar janë vetëm mjekët, farmacistët dhe kontrabandistët e këtij medikamenti. Nëpërmjet të njohurve të mi, jam vënë në dijeni se pikërisht këtë medicament që quhet “Remdesivir”, e kanë blerë 2 milion lekë të vjetra komplet dozën. Një dozë e vetme i ka kushtuar, me mik e me maç, plot 450 mijë lekë të vjetra. Ndërsa informacionet e sakta janë se pikërisht me këtë medikament po bëjnë biznes të pisët dhe të ulët, disa prej mjekëve të spitalit infektiv dhe sanatorium në Tiranë,”-shkruan Qyno.

DENONCIMI I PLOTË:

Ky që shihni në këtë foto është antibiotiku, që qarkullon në tregun e zi dhe të ligjshëm dhe që shërben për kurimin e personave të prekur nga virusi pandemik COVID-19. Sot me çdo person të prekur nga COVID-19, po bëhet biznes. Një tregti e errët ku të fituar janë vetëm mjekët, farmacistët dhe kontrabandistët e këtij medikamenti. Nëpërmjet të njohurve të mi, jam vënë në dijeni se pikërisht këtë medicament që quhet “Remdesivir”, e kanë blerë 2 milion lekë të vjetra komplet dozën. Një dozë e vetme i ka kushtuar, me mik e me maç, plot 450 mijë lekë të vjetra. Ndërsa informacionet e sakta janë se pikërisht me këtë medikament po bëjnë biznes të pisët dhe të ulët, disa prej mjekëve të spitalit infektiv dhe sanatorium në Tiranë. Nuk dua të fyej asnjë mjek që në këto ditë shërben me shumë përkushtim dhe ngarkesë, por dua të them një të vërtetë se brenda rradhëve të mjekëve ka njerës me bluza të bardha që kryejnë biznes dhe janë kthyer në trafikantë ilaçesh, ku një flakon kanë arritur ta shesin deri në 500 euro. Këta njerëz që mbajnë veshur bluzat e bardha, arrijnë ti marin këto ilaçe, nëpërjet taktikave pirateske në depot e ilaçeve të spitalit dhe më pas ti shesin në farmaci të ndryshëm apo dhe në pacientë që ata vetë sigurojnë, me çmim astronomike prej 500 euro flakoni. Ky biznes dhe kjo përfshirje e mjekëve apo shefave të depove të ilaçeve në spital në këtë tregti duhet të marë fund. Ftoj këdo që e ka pësuar me çmimet e ilaçeve të vendosura nga mjekë e lloj e sorollop trafikantë ilaçesh ta denoncojë publikisht me emër ose në prokurori. Bërja biznes me sëmundjen COVID-19, duhet të marë fund.

Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit” të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme. Në disa eksperimente të bëra në fillim të pandemisë së koronavirusit, ai dha efekte të mira, por nuk munguan as komplikacionet shëndetësore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno ilaçi remdesivir koronavirusi ne shqiperi tirane elton qyno ilaçi remdesivir koronavirusi ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 15:18

BERAT– 14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 raste me koronavirus janë regjistruar vetë...