Aktualitet

I vdiq djali 9 vite më parë, pasi ra nga çatia e një kompanie në Itali/ Nëna shqiptare bën apel në varrin e tij për dre

18 Nëntor 2020, 17:10 Nga DOSJA
I vdiq djali 9 vite më parë, pasi ra nga çatia e një

ITALI- Lena Dodaj është nëna e Maringleno Dodaj, një punëtor shqiptar, i cili ndërroi jetë në punë pasi ra nga çatia e një kompanie në Narnie Scalo, më 18 nëntor 2011. Ditën e sotme, shënohen 9 vjet nga vdekja e tij, dhe nëna i ka shkuar në vendin ku është varrosur duke bërë apel për drejtësi.

Më herët ajo ka hyrë dy herë në grevë urie për zbardhjen e plotë të rastit, duke theksuar dhe kujdesin që i është dhënë të riut në spitalin Santa Maria di Terni.

Unë dua të di se si dhe pse vdiq Maringleno”-ka thënë Lena, e cila një javë më parë paraqiti një ankesë në zyrën e prokurorit në Terni me një kërkesë të re për të rihapur hetimet, të paraqitura disa herë, kundër personelit shëndetësor.

Në kërkesë paraqiten dokumente të reja, ku nëna ka theksuar faktin se si mund të konstatohet shkaku i aksidentit nëse nuk është kryer ekzaminimi i autopsisë në trupin e të riut, duke bërë fajtor vonesën për ta operuar të birin. Nëna e tij ka theksuar se nuk do të ndalet derisa të gjejë përgjigje.

“Por unë nuk do të dorëzohem dhe nuk do të ndalem deri në frymën time të fundit, shpresoj të dëgjohem nga një gjyqtar,”përfundon Lena Dodaj.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lena dodaj maringleno dodaj vdekja e maringleno dodajt lena dodaj maringleno dodaj vdekja e maringleno dodajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 15:18

BERAT– 14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 raste me koronavirus janë regjistruar vetë...