Italia e kërkon si anëtar të organizatës kriminale, Apeli i Durrësit dënon me 4 vite burg, Giovanni Di Casimo ende ‘peng
18 Nëntor 2020, 17:31Nga DOSJA
DURRËS– Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me 6 vite burg italianin Giovanni Di Casimo, i cili kërkohet nga prokuroria e Barit si drejtuesi i një grupi kriminal, por dënimi është reduktuar në 4 vite heqje lirie për shkak të uljes së 1/3 së dënimit, e përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Apeli e ka dënuar me 4 vite heqje lirie, pasi italiani akuzohej për “prodhim e shitje të lëndëve narkotike” pasi në momentin e arrestimit nga Policia e Shtetit, në banesë i është gjetur 367.5 gram lëndë narkotike.
Sipas gazetarit Elton Qyno, italiani pasi të mbarojë dënimin e tij në Shqipëri do të ekstradohet në Itali, ku do të përballet me një tjetër proces gjyqësor. Kjo pasi Prokuroria e Barit ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Organizatës kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve.
Megjithatë problemet e tij me drejtësinë nuk përfundojnë me kaq, pasi ka ende “hesape” të hapura me SPAK, organ që i ka sekuestruar pasuritë atij dhe bashkëpunëtorit të tij, Bledar Seferit. Edhe ky i fundit i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Deri më tani, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, i ka bllokuar italianit Giovanni Di Cosimo, 9 asete pasurore, mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak. Po ashtu përmendet edhe një truall me sipërfaqe 5 mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €. Lidhur me çështjen SPAK ende nuk e ka marrë një vendim.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- Lena Dodaj është nëna e Maringleno Dodaj, një punëtor shqiptar, i cili ndërroi jetë në punë pasi ra nga çatia e një kompanie në Narnie Scalo, më 1...
TIRANË- Policia e Tiranës nuk do të japë leje për asnjë tubim apo aktivitet politik ose festiv. Edhe pse jemi në fushatë zgjedhore dhe të gjitha partitë po...
TIRANË– Modelja Françeska Jaçe duket se nuk i ka pritur mirë lajmet e bëra për të, pas aksidentit me makinë që pësoi pak ditë më parë. Duke ...
Aktualitet18 Nëntor 2020, 15:18
BERAT– 14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 raste me koronavirus janë regjistruar vetë...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit 9 persona. Sipas njoft...
Shpërndarja e drogës në kryeqytet dhe përdorimi i saj pa as më të voglin dyshim që është kthyer në gangrenën më të madhe të krimit. Aq sa policisë nuk i duhet s...
TIRANË– Prokurori i dorëhequr Ardian Nezha ka kërkuar ndihmën e institucioneve në të cilat ka qënë pjesë dikur. Ai ka denoncuar se është kërcënuar me mesaz...