Bota

Zbulohet sasi e madhe nafte dhe gazi natyror në bregdetin e Afrikës së Jugut

11 Shkurt 2019, 13:22 Nga DOSJA
Zbulohet sasi e madhe nafte dhe gazi natyror në bregdetin e Afrikës

Bregdeti i Afrikës së Jugut ka një masiv gazi natyror dhe menjëherë kanë nisur kërkimet.  Gjigandi francez ‘Total’ tha se ka bërë një zbulim të rëndësishëm në Brulpadda, në brigjet jugore te Afrikës së Jugut.

“Me këtë zbulim, Total ka hapur një lojë të re të gazit dhe naftës në botë dhe është i pozicionuar mirë për të testuar disa perspektiva të ndjekura në të njëjtin bllok “, tha Kevin McLachlan, zëvendëspresidenti i “Total”. 

Ai deklaroi se zbulimi mund të mbajë 1 miliard fuçi me naftë dhe gaz natuyror.  Sipas AEC, zbulimi mund të ndryshojë rrjedhën e ekonomisë së Afrikës së Jugut dhe të ndihmojë në reduktimin e varësisë së vendit nga importi i naftës dhe gazit natyror.

J.V/K.H/Dosja.al

Burimi: RT

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gaz dhe nafte afrikëe jugut gaz dhe nafte afrikëe jugut

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2019, 21:48

Grabitje me armë në Prishtinë, sulmohet banka

Një bankë është grabitur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pr...