Sport

Qeveria Kosovës tjetër “leksion”, edhe 1.5 mln. euro shtesë për sportin…

17 Nëntor 2020, 17:35 Nga DOSJA
Qeveria Kosovës tjetër “leksion”, edhe 1.5 mln. euro

KOSOVA – Kosova vazhdon të jetë një shembull i rajonit, jo vetëm për Shqipërinë sa i përket mbështetjes financiare të shtetit për sportin. Këtë herë kryeministri Abdullah Hoti, së bashku me ministren e sporteve, Vlora Dumoshi, miatuan një fond prej 1.5 milionë eurosh për të gjitha federatat sportive.

Kjo mbështetje financiare prej qeverisë, përfitojnë 627 klube sportive dhe rreth 26 mijë sportistë. Kryeministri Hoti shtoi, se vitin e ardhshëm është parashikuar të miratohet një tjetër paketë financiare për kulturën, rininë dhe sportin në Kosovë.

Pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive në valën e parë të koronavirusit në vend, parlamenti i Kosovës miratoi dhënien e një pakete të konsiderueshme ndihme financiare për sportet, ndërsa disa muaj më vonë, u miratua dhe “Ligji i Ri i Sportit”, që garanton financimin dhe sponsorizimin e kategorive të ndryshme sportive në vend.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll