Sport

Në Itali konsiderohet “mbreti i ajrit”, Gjimshiti me statistika të jashtëzakonshme edhe në Europë

17 Nëntor 2020, 14:54 Nga DOSJA
Në Itali konsiderohet “mbreti i ajrit”, Gjimshiti me statistika

ITALI-Berat Gjimshiti vazhdon të jetë një nga lojtarët më thelbësorë të skuadrës së Atalantës. Prej dy vitesh, mbrojtësi shqiptar ka qënë faktor i rëndësishëm në ecurinë e bergamaskëve. Në një renditje të bërë nga CIES Observatory Football, Gjimshiti është mbrojtësi i dytë më i saktë në Europë përsa i përket dueleve ajrore dhe i pari në Serie A në këtë aspekt.

Me 95.7% të dueleve të fituar nga nisja e sezonit të ri, Gjimshiti është i dyti në Europë, pas Kurt Zouma të Chelsea. Ylli i kombëtares sonë ka fituar 22 nga 23 duelet ajrore të deritanishme.

Në vendin e tretë renditet Harry Maguire, ndërsa në të katërtin Rafael Varane. Në 10-shen e parë i vetmi mbrojtës tjetër i njohur është Yerri Mina i Everton.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta berat gjimshiti atalanta berat gjimshiti

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 07:18

Java e 3-të e Superiores, e gjitha të shtunën…

TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferior...