Sport

Conte bën gjithçka për të larguar Eriksen, mund të pranojë edhe shkëmbimin me mesfushorin shqiptar

17 Nëntor 2020, 15:01 Nga DOSJA
Conte bën gjithçka për të larguar Eriksen, mund të

LONDËR-Arsenali është sigurisht një nga ekipet që mund të mirëpresë Eriksen. Veshja e fanellës së “Topçinjëve” do ta lejonte danezin të kthehej në Londrën e tij dhe ndoshta mund t’i mundësonte Interit të ketë një shkëmbim teknik me vlerë të madhe. Granit Xhaka, mesfushori zviceran i lindur në 1992 i cili me ardhjen e Thomas Partley në Emirates Stadium nuk është më lojtari i pazëvendësueshëm i sezoneve të kaluara.

Operacioni nuk është i lehtë, sepse mbetet për t’u parë nëse të dy shoqëritë do të gjejnë një marrëveshje për vlerësimin e lojtarëve. Xhaka nuk i ka karakteristikat e Kante, lojtarit që do Conte përpara mbrojtjes, por sigurisht që për Conten duket më i dobishëm se Eriksen: lojtari zviceran mund të lirojë Vidal dhe ta lejojë të luajë disa metra përpara, si dhe rritet pesha dhe gjatësia në mes të fushës.

Për momentin, shkëmbimi është ideja e njërit prej ndërmjetësve që punojnë në aksin Milano-Londër, por mund të bëhet diçka më konkrete brenda një kohe të shkurtër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte eriksen inter conte eriksen inter

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 07:18

Java e 3-të e Superiores, e gjitha të shtunën…

TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferior...