Sport

Berisha: “Kazakistani ishte vetëm një hap, kemi më shumë cilësi se kundërshtarët”

17 Nëntor 2020, 16:40 Nga DOSJA
Berisha: “Kazakistani ishte vetëm një hap, kemi më

DURRES – Etrit Berisha e ka marrë me sportivitet golin e çuditshëm që pësoi ndaj Kazaikstanit në “Air Albania”, që gjithsesi nuk ndikoi në rezultatin e përgjithshëm, pasi Shqipëria fitoi me rezultatin 3-1.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Bjellorusisë, kapiteni i kuqezinjve, i evitoi komentet mbi reagimet e golit të pësuar, duke bërë e pranuar edhe për gabimin e bërë. “Gardiani” Berisha e mbylli fjalën e tij, se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për ta fituar ndeshjen e nesërme ndaj Bjellorusisë.

Autokritika? “Ishtë një gol që mund të evitohej. Nuk rri të shikoj çfarë kanë shkruar dhe çfarë kanë thënë të tjerët. Vendosja ime ishte më lart se ç’duhet. E di ku ishte gabimi. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi. Nuk mendoj se ishim në vështirësi të madhe. Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam atje ishte pozitive dhe mendoj se na jep mundësi edhe për këtë ndeshje”.

Vendi i parë në Grup? “Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë. Kemi më shumë cilësi se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdijshëm se duhet të japim maksimumin”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusia ertrit berisha kapiteni i kombëtares kapiteni i kuqezinjve kazakistani bjellorusia ertrit berisha kapiteni i kombëtares kapiteni i kuqezinjve kazakistani

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 07:18

Java e 3-të e Superiores, e gjitha të shtunën…

TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferior...