Sport

Donte të motivonte lojtarët e Azerbajxhanit, De Biasi bën gafën që mund të irritojë tifozët shqiptarë: Kam shkuar në E

17 Nëntor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Donte të motivonte lojtarët e Azerbajxhanit, De Biasi bën

AZERBAJXHAN-Ditën e sotme ora 20:45 Azerbajxhani do të luajë kundër Luksemburgut për Ligën e Kombeve Grupi C. Natyrisht që për azerët kjo përballje vlen shumë për të qëndruar në këtë grup, ndërkohë që tekniku Gianni De Biasi ka zgjedhur t’i motivojë lojtarët e tij ndryshe, por që mund të tingëllojë keq për tifozët shqiptarë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, italiani zbuloi se iu ka thënë futbollistëve të tij, se kanë potencial më të madh se Shqipëria, me të cilën ai shkoi në kampionatin Europian në vitin 2016. Sipas De Biasit, kuqezinjtë ishin skuadër më e dobët se Azerbajxhani aktual.

Një deklaratë aspak e hijshme, për një profesionist si Xhani, i cili shkroi historinë me kombëtaren shqiptare duke u shndërruar në një idhull për tifozët kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport azerbajxhan de biasi azerbajxhan de biasi

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 07:18

Java e 3-të e Superiores, e gjitha të shtunën…

TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferior...