Sport

Ka luajtur me Ronaldon te Real Madrid dhe Juventus, Higuain “bërryl” portugezit, ja kush është sulmuesi më i mirë për

17 Nëntor 2020, 17:40 Nga DOSJA
Ka luajtur me Ronaldon te Real Madrid dhe Juventus, Higuain

SHBA-Gonzalo Higuain nuk ka dyshime se kush duhet të konsiderohet sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave: “Në histori kemi pasur sulmues të shkëlqyeshëm si Suárez, Lewandowski, Cavani, Benzema, David Villa dhe Ibrahimovic – tha sulmuesi i Inter Miami në një Intervistë me Espn – Më i miri nga të gjithë, është Ronaldo Fenomeni. Unë gjithmonë kam dashur të jem ai, jam përpjekur në çdo mënyrë ta kopjoj atë. ”

Edhe për sa i përket golashënuesve të periudhës së fundit, Higuain i ka idetë e qarta: “Për mua më të mirët janë Lewandowski, Haaland dhe Benzema. Karim ka qenë në elitën e futbollit për 12 vjet. Lewandowski ka shënuar dhe fituar kudo që ka luajtur. Haaland është një lojtar premtues me një të ardhme të ndritur. Po më befason.

Argjentinasi ka injoruar në përgjigje kur është pyetur për Cristiano Ronaldon, i cili deri vitin e kaluar ishte shok skuadre te Juventus, Higuain nuk e konsideron atë si qendër sulmues, si ai dhe si sulmuesit e tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport higuain ronaldo higuain ronaldo

Sondazh

Poll