Sport

Kundërpërgjigjet Xhaferi: “Te Vllaznia duam edhe një administratë kampione, sepse këto të dyja shkojnë paralelisht”

17 Nëntor 2020, 08:18 Nga DOSJA

SHKODER – Pak orë pas deklaratës për mediat të administratorit të Vllaznisë, Beniamin Naku ka reaguar menjëherë edhe sponsori i saj Alban Xhaferi. Në një lidhje live me skype me emisionin “Sport Show” në Tv1 Channel, donatori Xhaferi ka deklaruar:

“Nuk dua të merrem shumë me pjesën e incìdentit që ka ndodhur. Por, dua të jap një mesazh. Ashtu si ne po ndërtojmë një Vllazni kampione në kontekstin teknik, ashtu duam të ndërtojmë një administratë kampione, sepse këto të dyja shkojnë paralelisht.

Nuk mund të pretendojmë një Vllazni të fortë, nëse nuk kemi një administratë të fortë. Sic dihet, Vllaznia ka të trashëguar një të kaluar të tmerrshme në lidhje me borxhet dhe gjyqe të hapura. Sot, Vllaznia sh.a është një shoqeri aksionare që i ka të dhënat financiare në nivele të ulëta. Normalisht, përgjegjëse është administrata, e cila pavarësisht problemeve, nuk ka bërë performancë të mirë. Ky është fakt dhe nuk mund të mohohet.

Së dyti, te Vllaznia ka pjesëtarë të administratës, siç është administratori që është i dypunësuar. Ka një kontratë të plotë me Universitetin e Shkodrës dhe po ashtu ka kontratë të plotë edhe me klubin Vllaznia.

Që këtu ka konflikt të hapur interesi. Nuk e kuptoj ku e gjen kohën e duhur që administratori të vijë edhe te Vllaznia sh.a. Pra, këto janë probleme që procesi i prìvatizimit t’i japin një zgjìdhje përfundimtare dhe çdo gjë të kthehet në sloganin: “Rikthim tek suksesi”.

I pyetur ndërkohë në lidhje me marrëdhëniet me kryebashkiaken Ademi, sponsori Xhaferi u shpreh: “Me kryetaren e Bashkisë kemi një marrëdhënie shumë të mirë. E përshëndes vullnetin e saj të mirë për ta mbështetur Vllazninë.  Mund të kem krìtikat e mija dhe ato debatet në të mirë të punës dhe kam besimin, se Ademi do të reagojë me qëllimin e mirë që Vllaznia të rrisë performancën”.

Alban Xhaferi më tej është shprehur: “Vllaznia po shkon drejt privatìzimit. Besoj që këshilli ka një reagim pozitiv. Duhet të ecim drejt këtij proçesi. Kontrata që kemi me Bashkinë, kemi disa të drejta me marketingun. Çdo kush është i ftuar të vijë tek Vllaznia për të kontribuar. Unë jam në mbështetje të këtij proçesi dhe jo pėngesë. Kemi hyrë për të kontrìbuar për të mirën e Vllaznisë,”- ka thënë sponsori i kuqebluve të Vllaznisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bashkia e shkodrës kryebashiakja ademi kuqeblute e vllaznise shkodra vllaznia bashkia e shkodrës kryebashiakja ademi kuqeblute e vllaznise shkodra vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 07:18

Java e 3-të e Superiores, e gjitha të shtunën…

TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferior...

Sport 16 Nëntor 2020, 17:37

Murriqi, dy gola si mesazh për Inzagin

KOSOVE – Edhe pse nuk i mjaftoi përfaqësueses së Kosovës për të marrë pike, goli i Vedat Murriqit ndaj Sllovenisë, në Itali është komentuar mjaft pozitivi...