Sport

Trajneri Bushi optimist: “Shqipëria do të ketë një ekip shumë të fortë në të ardhmen”

17 Nëntor 2020, 06:27 Nga DOSJA
Trajneri Bushi optimist: “Shqipëria do të ketë një

TIRANE – Trajneri Alban Bushi, i ekipit përfaqësues U-21, në një lidhje për “Procesin Sportiv”, ka analizuar ecurisë e deritanishme të Kombëtares, fitoren ndaj Kazakistanit, duke mbështetur veprimet dhe idetë e trajnerit Edi Reja.

Tekniku Bushi nuk harroi të shprehet edhe për skuadrën që ai drejton, pa anashkaluar gjendjen e tij shëndetësore, e cila e pengoi të drejtonte kuqezinjtë e rinj ndaj Kosovës, por që po “e penalizon” sërish edhe për ndeshjen ndaj Anglisë.

“Jam shumë mirë, përveç se tamponit që doli pozitiv asnjë tjetër. Shpresoja të dilte negative. Kombëtarja ka kohë që më duket mirë. Reja nuk e ka bërë akoma ekipin siç e do ai. Në këtë kohë pandemie është e vështirë të bësh formacionin që do.

E ardhmja është në duar të sigurta nuk ka dyshim. Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë ndeshja e djeshme, si luajti ekipi. Mund ta thellonim akoma më shumë rezultatin.

Goli i Kazikastanit ishte patjetër një gabim i portierit. Gjëra që ndodhin në futboll, nuk është çudi e madhe. Nëse nuk do të bëhet ai gol, ata do të dorëzoheshin. Dua ta përgëzoj trajnerin, i cili po insiston duke futur lojtarë të rinj, që asnjë trajner nuk e ka bërë më parë. Shqipëria do të ketë një ekip shumë të fortë në të ardhmen, që jo vetëm do kualifikohet në Europian, por do të bëjë paraqitje tepër bindëse.

Pa të vjetër nuk ka të rinj. Në qoftë se janë në formë, bujrum të vijnë të lozin me Kombëtaren. Konkurrenca iu ka bërë mirë të vjetërve. Ne s’kemi një ekip fiks. Nuk është faji i trajnerit. Dikush nuk vjen prej pandemisë, dikush i dëmtuar. Gjithsesi ai e ka ekipin e tij në kokë, e ka skemën e tij. Liga e Kombeve shërben si testim për Europianin, shpresojmë që atëherë pandemia të ketë ikur dhe të ketë një ekip stabël.

Vendin e tretë me Shpresat, nuk e quaj histori. Ne duam të kualifikohemi, të arrijmë diçka. Të gjithë mundësitë i kemi për të marrë një rezultat pozitiv me Anglinë. Janë ekip i brishtë, duhet të bëjmë maksimumin. Le të shpresojmë. Gjatë gjithë kohës kam komunikuar online. Thjesht duhet të kemi besim dhe kaq. Kanë bërë një sezon shumë të mirë, duke pasur probleme dhe lojtarë të rinj në dispozicion. Çdo ndeshje Kombëtarja A ka marrë lojtarë nga Shpresa. Kam shumë besim se do të bëhen.

Unë e kam me shumë qejf këtë profesion, do vazhdoj ta bëj me shumë pasion. Ndihem shumë mirë. Shpresoj që në të ardhmen ta rris akoma nivelin tim si trajner,”- u shpreh trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë U-21, Alban Bushi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban bushi anglia europiani fitorja ndaj kazakistanit kosova trajneri edi rejas trajneri i ekipit u-21 trajneri i shpresave alban bushi anglia europiani fitorja ndaj kazakistanit kosova trajneri edi rejas trajneri i ekipit u-21 trajneri i shpresave

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 07:18

Java e 3-të e Superiores, e gjitha të shtunën…

TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferior...

Sport 16 Nëntor 2020, 17:37

Murriqi, dy gola si mesazh për Inzagin

KOSOVE – Edhe pse nuk i mjaftoi përfaqësueses së Kosovës për të marrë pike, goli i Vedat Murriqit ndaj Sllovenisë, në Itali është komentuar mjaft pozitivi...