Aktualitet

I bien drutë përsipër, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari në Burrel (EMRI)

17 Nëntor 2020, 16:59 Nga DOSJA
I bien drutë përsipër, humb jetën tragjikisht

BURREL– Një 50-vjeçar në fshatin Balgjat të Burrelit ka humbur jetën tragjikisht. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ilir Turja ka vdekur pasi një pjesë e druve që po priste i kanë rënë përsipër. Policia njofton se 50 vjeçari, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit. Ndërkohë sipas policisë bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes 50 vjecari nga burrreli vdes 50 vjecari nga burrreli

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 15:57

Humb jetën minatori në Minierën e Krastës

BULQIZË– Ka ndërruar jetë një tjetër minator në Bulqizë. Mësohet se minatori ka humbur jetën në minierën e Krastës, pasditen e sotme. Një masiv shkëmbor e ...