Aktualitet

Rritja e rasteve me Covid-19/ Manastirliu firmos URDHRIN për masat e reja kundër koronavirusit  (DOKUMENTI)

17 Nëntor 2020, 16:51 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me Covid-19/ Manastirliu firmos URDHRIN për masat e reja

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka miratuar zyrtarisht masat e reja anticovid-19. Manastirliu ka firmosur urdhrin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, pas vendimit që u mor ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona të vende të mbyllura apo të hapira, konferencat, tubimet, mbledhjet partia, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”, thuhet në vendimin e ministres, nr. 5139.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në Fletore Zyrtare.

Komiteti Teknik i Ekspertëve që po minotoron situatën e infektimeve me koronavirus ka vendosur që të ndalojë grumbullimet me më shuëm se 10 persona në ambiente të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjarëve te ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Përmes një konference me gazetarët, Albana Fico bëri me dije rregullat e reja, teksa shtoi se këto masa kanë ardhur si pasojë e shtimit të numrit të të infektuarve, që ka shkuar në 504 për 100 mijë banorë. Fico shtoi se edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale ka pësuar rritje, duke lënë vetëm 20-25% të kapaciteteve të lira.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 15:57

Humb jetën minatori në Minierën e Krastës

BULQIZË– Ka ndërruar jetë një tjetër minator në Bulqizë. Mësohet se minatori ka humbur jetën në minierën e Krastës, pasditen e sotme. Një masiv shkëmbor e ...