Aktualitet

DHIMBJE e madhe/ Përlotet ekonomiku pas vdekjes së Irena Bogdanit që nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19. Kush ishte

17 Nëntor 2020, 16:29 Nga DOSJA
DHIMBJE e madhe/ Përlotet ekonomiku pas vdekjes së Irena Bogdanit

TIRANË- Pedagogia Irena Bogdani, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 62 vjeçare, duke lënë një dhimbje të madhe për familjen, kolegët por edhe studentët. Irena Bogdani nuk ia doli dot që të fitonte sëmundjen vdekjevrurëse të Covid-19, e cila i mori dhe jetën.

Vdekja e saj hidhëroi fakultetin por edhe Minisrtren e Arsimit Evis Kushi. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në emër të studentëve dhe stafit ka shprehur ngushëllime famijes për vdekjen e profesoreshës duke thënë se ikja e saj nga kjo jetë ishte një humbje e rëndë.

 “E vështirë për ta pranuar dhe besuar se e nesërmja në auditoret dhe ambjentet e fakultetit do të jetë pa zyshë Irenën. Mirësia që ajo transmetonte, ndershmëria dhe profesionalizmi në mësimdhënie e bëjnë dhimbjen që përjetohet nga kjo humbje e pa pritur edhe më të rêndë. I gjithë stafi akademik, studentët dhe stafi ndihmës, përkulen me respekt dhe mirënjohje përballë kujtimit të Profesores Irena Bogdani”,– shkruajnë ata.

Lidhur me këtë, ka reaguar dhe ministrja Evis Kushi, e cila shkruan:

Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët. Shumë e pikêlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj. U prehsh në paqe profesoreshë Irena!

Kush ishte Irena Bogdani që përloti kolegët? 

Bogdani është diplomuar në 1981 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në profilin ”Kontabilitet”. Pedagoge efektive pranë FEUT që prej vitit 1982. Drejtuese e leksioneve dhe seminareve në disa lëndë, nga të cilat për shtrirjen e gjatë kohore të mësimdhënies veçohen lëndët “Kontabiliteti për Fakultetin e Drejtësisë”, “Kontabiliteti Publik” dhe “Kontabilitet” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Informatikë.

Me mijëra student kaluan nëpër duart e Irena Bogdanit dhe e kujtojnë atë për rigorozitetin e profesionalizimin e treguar. Familjare e devotshme, një model qytetarie, një mikeshë e vërtetë, këto janë disa nga ndjesitë e shprehura nga të njohurit e saj pas kësaj humbjeje.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete irena bogdani nderron jete irena bogdani

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 15:57

Humb jetën minatori në Minierën e Krastës

BULQIZË– Ka ndërruar jetë një tjetër minator në Bulqizë. Mësohet se minatori ka humbur jetën në minierën e Krastës, pasditen e sotme. Një masiv shkëmbor e ...