Sport

Lala i jep zemer Kombëtares: “Ne ia dalim edhe ndaj Bjellorusisë”

16 Nëntor 2020, 18:23 Nga DOSJA
Lala i jep zemer Kombëtares: “Ne ia dalim edhe ndaj

GJERMANI – Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, është i bindur se kuqezinjtë do t’ia arrijnë të triumfojnë ndaj Bjellorusisë të mërkurën, për t’u renditur kështu të parët në Grupin 4 të Ligës C në UEFA Nations League. Në një mesazh të posaçëm për “FSHF”, ish-futbollisti legjendar i kuqezinjve, vlerëson paraqitjen e përfaqësueses ndaj Kazakistanit dhe thekson se fitorja ishte e merituar.

“Ndeshja me Kazakistanin për mendimin tim ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë për vetë faktin që edhe skuadra kishte një farë presioni për ta fituar këtë sfidë, por dhe ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë, që është dueli më i rëndësishëm i këtij grupi, për të zënë vendin e parë në renditje.

Kështu që ishte ndeshje shumë e fortë, me shumë duele, mendoj që djemtë u paraqitën mjaft mirë sidomos në pjesën e parë, ku shënuan edhe dy gola. Pjesa e dytë natyrisht ishte po ashtu e vështirë, me shumë dyluftime, e kontrolluam sërish lojën dhe mendoj se ishte një fitore e merituar”, – tha Lala, duke u ndalur më tej te finalja e grupit me Bjellorusinë që luhet të mërkurën në Tiranë.

Ish-kapiteni ka edhe një këshillë për kuqezinjtë, teksa beson te kualitetet e skuadrës së drejtuar nga trajneri Reja…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 16 Nëntor 2020, 17:37

Murriqi, dy gola si mesazh për Inzagin

KOSOVE – Edhe pse nuk i mjaftoi përfaqësueses së Kosovës për të marrë pike, goli i Vedat Murriqit ndaj Sllovenisë, në Itali është komentuar mjaft pozitivi...