Sport

Shënoi nga mesi i fushës: “Pashë portierin që doli dhe shfrytëzova rastin”

16 Nëntor 2020, 20:02 Nga DOSJA

KAZAKISTAN – Goli i vetëm që pësoi Shqipëria në ndeshjen e së dielës përballë Kazakistanit, ka qenë një moment shumë i përfolur për mënyrën e ekzekutimit dhe pësimit. Autori i tij, mesfushori Aibol Abiken, në një prononcim për kanalin e Federatës së Futbollit të Kazakistanit në Youtube, 24-vjeçari ka komentuar perlën e tij, duke u shprehur: “Së pari, në emër të të gjithë ekipit, unë do të doja t’u kërkoja falje tifozëve të Kazakistanit. Fatkeqësisht, në nuk fituam.”

Por nuk mungoi pyetja rreth golit spektakolar që ai shënoi: “Ndërsa u afruam në qendër të fushës, pashë portierin që largohej nga porta dhe e shfrytëzova rastin,” – tha Abiken i cili në fund të prononcimit të tij shtoi: “Ne duhet të mundim Lituaninë në shtëpi, nuk ka vend për t’u tërhequr, ne do të bëjmë më të mirë”, përfundoi Abiken.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 16 Nëntor 2020, 17:37

Murriqi, dy gola si mesazh për Inzagin

KOSOVE – Edhe pse nuk i mjaftoi përfaqësueses së Kosovës për të marrë pike, goli i Vedat Murriqit ndaj Sllovenisë, në Itali është komentuar mjaft pozitivi...