Aktualitet

Tjetër humbje për bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut Ilirjan Draçi, Manastirliu: U prehsh në paqe…

17 Nëntor 2020, 09:14 Nga DOSJA
Tjetër humbje për bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut

TIRANË– Mjeku Ilirjan Draçi ka ndërruar jetë, pasi ishte infektuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se Draçi ishte një mjek që shërbeu me profesionalizëm dhe se nuk ia doli dot të mundte virusin e pabesë.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë. U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”- shkruan Manastirliu.

Shumë mjek dhe infermierë kanë humbur jetën nga virusi në Shqipëri. Ata nuk mundën të fitonin betejën me koronavirus si dhe të ishin në frontin e parë të luftës për të shpëtuar jetët e pacientëve.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 28,432 persona dhe 631 të tjerë kanë humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan draci koronavirusi ne shqiperi ogerta manastiliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilirjan draci koronavirusi ne shqiperi ogerta manastiliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 08:27

FOTOT/ 76-vjetori i çlirimit të Tiranës

TIRANË-Si sot, 76 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më t...