Politike

“Shporru nga këtu!”, Braçe sherr me komentuesit për Juventusin: Spurdhjak, linda socialist

22 Prill 2019, 06:40 Nga DOSJA
“Shporru nga këtu!”, Braçe sherr me komentuesit për

TIRANË- Zv. Kryeministri Erion Braçe, që njihet për tifozërinë e tij për Juventusin, ka debatuar me komentuesit në Intagram. Ishte një koment nga një qytetare që i shkruan se Shqipëria ka shumë halle, ndërsa ai poston për një foto që përgëzon “Zonjën e vjetër” për fitimin e titullit.

Deputeti socialist menjeherë pas komentit nga qytetari, kthehet ashpër duke thënë se  ai në rrjetet sociale përfaqëson veten dhe jo qeverinë.

REPLIKAT

Komentuesi: Me gjithe keto halle qe ka Shqiperia, ti preokupohesh per Juven. Mos e harxhoni kohen me Juven se juventusi e ka ne terezi,po shikoni Shqiperine qe eshte bere lemsh e li qe nuk meret vesh se si do perfundoje.

Braçe: Po ti kush je qe jep urdhra? O Losh, ketu nuk flet as me qeverine e as me partine, ketu flet me mua. Me thene te drejten une nuk i marr doren kujt per cfare dua, cfare shkruaj e cfare ndaj. Keshtu qe keto urdhrat merri me vete e perdori per punet e tua. Gjerat e tjera kam pershtypjen qe si kupton.

Komentuesi 2:  E kuptova mire po edhe zoti erion njeri eshte si te gjithe edhe ai ka pasionet e tija cfare te keqe ka ketu

Braçe: Ti sje asgje, thjesht nje mashtrues banal dhe kaq! E ke mesuar dhe ti kete kengen. E fundit spurdhjak, kur linda socialist, ti ende nuk ishe ngjizur gjekundi! Tani shporru nga ketu!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace juventusi komentet ne intagram sherri me komentuesit erion brace juventusi komentet ne intagram sherri me komentuesit

Sondazh

Poll