Politike

Po e përçajnë Opozitën partitë e reja? Kryemadhi: Socialistët po vijnë tek ne, vetëm PS-ja mund të pësojë krizë prej

17 Nëntor 2020, 09:35 Nga DOSJA
Po e përçajnë Opozitën partitë e reja? Kryemadhi:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Krryemadhi nuk i konsideron të forta partitë e vogla.

Në një konferencë për gazetarët, Kryemadhi tha se e vetmja parti që mund të pësojë krizë nga këto parti, është PS-ja. Kryemadhi shtoi se socialistët tashmë janë bërë pjesë e LSI-së, sepse qytetarët janë shumë të zgjuar dhe e kuptojnë diferencën mes tyre.


“Sot çdo strukturë politike që sjell diçka të re dhe angazhon njerëz të rinj dhe që është i qartë në politikat e veta kundër këtij uzurpimi që i është bërë Shqipërisë nuk ja ul kredibilitetin. Nëse forcat e reja politike do jenë vetëm si mekanizma për të përçarë opozitën, qytetarët janë të zgjuar. Kjo do të përçajë mazhorancën dhe do të vjedhë vota nga PS. Ajo që dua të theksoj është se shumë socialistë po i bashkohen LSI, kjo është natyrale. Këtu nuk ka çështje ideologjik por mbijetese përballë kësaj situate kaosi dhe varfëria. Por po shikojmë politikat e Rilindjes janë politikat me ekstremisht të djathta. Sot politikat e koncesionit të Rilindjes janë ekstrem të djathta dhe nuk i përfaqësojnë aspiratat e socialistëve. Socialistët ndihen të lirë dhe vetvetja në LSI,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi me gazetaret 17 nentor 2020 monika kryemadhi monika kryemadhi me gazetaret 17 nentor 2020

Sondazh

Poll