Politike

‘Heshtja e akuzon Lulzim Bashën’/ Rama publikon dokumentarin për Maskarën e Krushës: Ai shmanget nga ballafaqimi me pret

17 Nëntor 2020, 09:14 Nga DOSJA
‘Heshtja e akuzon Lulzim Bashën’/ Rama publikon dokumentarin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon me akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha për masakrën në Krushën e Madhe.

Rama thotë se heshtja e tij po e kthen liderin e opozitës në një të akuzuar, duke e ftuar më tej publikisht të sqarohnte pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.

Në një shkrim në Facebook, që e ka shoqëruar me video, Rama thotë se Basha duhet të japë sqarimin e tij para publikut dhe të mos i bëjë bisht pëballjes me dëshmitarët në Kosovë.

Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut! Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll