Politike

Akuzat e Ramës ndaj Bashës, Monika Kryemadhi: Kryeministri të merret me pandeminë, jo me gjëra që nuk ekzistojnë

17 Nëntor 2020, 09:11 Nga DOSJA
Akuzat e Ramës ndaj Bashës, Monika Kryemadhi: Kryeministri të

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shprehur se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka treguar pozicionin e tij në lidhje me akuzat e lëshuara nga kryeministri Edi Rama për raportine Dick Marty. 

Në një konferencë për gazetarët, Kryemadhi shtoi se Rama, në vend që të merret me gjëra që nuk ekzistojnë, të merret me krizën në Shqipëri për shkak të pandemisë, me rimbursimin e medikamenteve dhe testimet.

“Zoti Basha e ka sqaruar pozicionin e tij per akuzat e Rames. Qendrimi i LSI vazhdon te jete i njejte, per ne lufta e djemve dhe vajzave eshte nje lufte e drejte. Jam e bindur qe ata do ta fitojne kete beteje. Politikes shqiptare nuk i takon te merret me kete situate. Politikës shqiptare i takon të merret me ato gjëra që kanë rëndësi këtu, dhe ky debat është për të krijuar hapësira të tjera. Një kryeministër që merret me një gjë që nuk ekziston, ndërkohë që duhet të merret me rimbursimin e ilaçeve, me testimet dhe situatën e Covid-19. Gjithsesi, Basha ka qenë shumë i qartë,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi me gazetaret 17 nentor 2020 monika kryemadhi monika kryemadhi me gazetaret 17 nentor 2020

Sondazh

Poll