Politike

Romina Kuko vihet në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, zëvendëson Toni Gogun që u bë prefekt i Tiranës

17 Nëntor 2020, 07:01 Nga DOSJA
Romina Kuko vihet në krye të Këshillit Bashkiak të

TIRANË– Romina Kuko do të jetë në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas largimit të Toni Gogut, i cili u vendos në postin e prefektit të Tiranës. Mësohet se Kuko, e cila e ka konfirmuar vetë këtë lajm, është shprehur e vlerësuar për besimin që i është dhënë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kuko shkruan se për të është nder dhe privilegj që mban këtë detyrë.

“Nder dhe privilegj vlerêsimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shprehet Kuko në postimin e saj.

Kuko, deri më sot ka qenë zëvendës ministre e Brendshme që nga data 9 tetor të vitit 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike romina kuko romina kuko ne krye te këshillit bashkiak të tiranës romina kuko romina kuko ne krye te këshillit bashkiak të tiranës

Sondazh

Poll