Politike

Berisha: Topalli ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e saj, s’mund ta kontestoj. Unë nuk largohem nga PD

16 Nëntor 2020, 21:52 Nga DOSJA
Berisha: Topalli ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e saj,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi krijimin e partisë nga Jozefina Topalli dhe mos pranimin e saj për kandidimin me Partinë Demokratike. I ftuar në Politikon, Berisha u shpreh se të gjithë janë të lirë që të veprojnë, ashtu si mendojnë që është më e  mira për ta.

Edhe njëherë, Berisha ka shprehur ‘besnikërinë’ ndaj PD-së, duke u shprehur se nuk do të largohej kurrë nga selia blu. 

“Themeli i lirisë është zgjedhja dhe secili ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Unë jam betuar se nëse një person do të mbesë në PD, unë do të jem i dyti. Ajo ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk mund ta kontestoj. Ajo ka pasur një alternativë që të kandidojë si një kandidate e PD-së dhe ajo është me statut në këshillin kombëtar në PD. Për arsye të vetat ajo ka zgjedhur të bëjë një parti të veten,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli sali berisha jozefina topalli sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 16 Nëntor 2020, 17:44

DURRËS– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku edhe ka zhvilluar një mbledhje me kokat e Policisë së Shteti...