Politike

‘Askush nuk matet me Berishën për çështjen e Kosovës’/ Buzhala asnjë koment për masakrën e Krushës: Filmat e Ramës

16 Nëntor 2020, 22:33 Nga DOSJA
‘Askush nuk matet me Berishën për çështjen e

TIRANË- Gazetari Berat Buzhala ka komentuar debatin e zhvilluar në studiot shqiptare lidhur me misterin e destinacionit të kasetës së masakrës së Krushës. Me anë të një statusi në Facebook, Buzhala nuk e jep një koment lidhur me çfarë ka ndodhur në Kosovë disa dekada më parë, duke përmendur edhe veprimet e kryeministrave shqiptarë në lidhje me Serbinë.

“Me Berishen kemi pase tjera probleme, ama kerkush ne te majten nuk matet me Berishen per ceshtjen e Kosoves. Tipi sapo ka shkele ne Shtepine e Bardhe e ka permend ceshtjen e Kosoves, ani pse shqiptaret ende kane qene te uritur. Pastaj keta filmat e Rames me Kompani per Bashen jane per me i shti femijne ne gjume. Se besoj qe i merr dikush seriozisht, e as vete Rama,”-shkruan ndër të tjera Buzhala.

POSTIMI I PLOTË:

O qysh nuk po kam nerva me e percjelle kete debatin e fundit ne Shqiperi, se kush prej tyne e demtoi me shume luften ne Kosove. Vec kqyrni cka ka bo Rugova ne vitet e 90’ta edhe e kuptoni. Vije te kuqe Partise Socialiste, e pak me vone edhe Partise Demokratike. Rrini bre kqyrni problemet e juaja shendetesore, se tyben as nuk na keni ndihmu e as nuk na keni pengu.  Kurre mos ta harrojme, kryeministri i Shqiperise Fatos Nana e ka taku Sllobodon Milloshevicin si faktor paqeje ne Ballkan, ne kohen kur ne Kosova forcat serbe po benin kerdi. Madje i ka pas thane qe kryeqyteti i shqiptareve te Kosoves eshte Beogradi.  Me Berishen kemi pase tjera probleme, ama kerkush ne te majten nuk matet me Berishen per ceshtjen e Kosoves. Tipi sapo ka shkele ne Shtepine e Bardhe e ka permend ceshtjen e Kosoves, ani pse shqiptaret ende kane qene te uritur. Pastaj keta filmat e Rames me Kompani per Bashen jane per me i shti femijne ne gjume. Se besoj qe i merr dikush seriozisht, e as vete Rama.

Akuzat për vrasje dhe për krime lufte ndaj ish-zyrtarëve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shkaktuar debat politik në Shqipëri. Një ditë pas prangosjes së ish-presidenti Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarësve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe deputetit Rexhep Selimi, kryeministri Edi Rama ka drejtuar gishtin nga politika shqiptare. Duke u kërkuar llogari, Rama ka përmendur faktin se disa prej votave nga delegacioni shqiptar në Këshillin e Europës, ishin pro raportit të Dick Marty-t.

Në mënyrë të përsëritur, disa ditë rresht, Rama ka kërkuar nga kundërshtarët e tij politikë që të japin sqarime lidhur me votën pro, duke u ndalur tek kryedemokrati Lulzim Basha, të cilin e akuzon se ka ndihmuar në përpilimin e raportit, duke “shërbyer” si përkthyes apo shoqërues i personazheve që vinin në Shqipëri për të investiguar lidhur me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berat buzhala masakra e krushes berat buzhala masakra e krushes

Sondazh

Poll

Politike 16 Nëntor 2020, 17:44

DURRËS– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku edhe ka zhvilluar një mbledhje me kokat e Policisë së Shteti...