Politike

Pampuri: Shqiptarët po vdesin oborreve të spitaleve. Brataj: Covidi nuk erdhi dhe iku ….

16 Nëntor 2020, 21:46 Nga DOSJA
Pampuri: Shqiptarët po vdesin oborreve të spitaleve. Brataj: Covidi

TIRANË- Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka kërkuar që të mos bëhen krahasime me vdekshmërinë e 3 mujorit të parë të karantinës. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ai është shprehur se në tre muajorin e parë vendi ishte në karantinë dhe sipas tij shifrat e vdekjeve dhe i të infektuarve ishin më të ulta. Ndërkohë, Bratajt i është përgjigjur ish-deputetja, demokrate Oriola Pampuri tha se spitalet Covid janë drejt ezaurimit ndërkohë që spitali Covid 4 nuk ka staf mjekësor.

Pjesë nga Biseda: 

Brataj: Nuk mund të bëjmë krahasime me vdekshmërinë e 3 mujorit të parë se ato ishin muaj karantine.

Pampuri: Në spitalin Covid 2 numrat janë drejt ezaurimit. Ne kemi ngritur disa herë problematika për të denoncuar atë që ndodh në 3 spitalet Covid.

Brataj: Nuk ka valë të parë dhe të dytë. Covidi nuk erdhi dhe iku. Ky është proces i pandërprerë. Këto janë shifra që i përkasin infeksionit

Pampuri: Spitali Covid-4 nuk po hapet se nuk ka staf mjekësor. Hapni spitalet rajonale se e mbytët QSUT-në Testimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët. Përgjigjet e testeve janë të vonuara. Shqiptarët e dinë shumë mirë situatën sepse janë oborreve të spitaleve dhe nuk kanë para për medikamente.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike orjola pampuri skender brataj orjola pampuri skender brataj

Sondazh

Poll

Politike 16 Nëntor 2020, 17:44

DURRËS– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku edhe ka zhvilluar një mbledhje me kokat e Policisë së Shteti...