Politike

Basha i përgjigjet Ramës: Cicëron gënjeshtra kundër meje, në vend të shpëtojë jetën e qytetarëve të prekur nga COVID

16 Nëntor 2020, 20:24 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës: Cicëron gënjeshtra kundër

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat e tij për luftën e Kosovës. Basha ka rikthyer vëmendjen tek pandemia, i cilësuar sulmet e Ramës, gënjeshtra dhe akuza politike. 

“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!,”-shkruan Basha.

Por cili ka qënë roli i Lulzim Bashës gjatë luftës së Kosovës? Numri një i PD-së akuzohet se ka ndihmuar në përpilimin e raporteve famëkeqe që kanë çuar në prangosjen dhe akuzat për krime lufte të kuptolës drejtuese të UÇK-së. Madje maxhoranca ka shkuar deri aty sa ka “premtuar” në ngritjen e një komisioni hetimor për Bashën. Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka këmbëngulur që kryedemokrati të dalë dhe t’i adresojë vetë akuzat e kreut të qeverisë. Për më shumë detaje  (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn lulzim basha akuzat e rames per dick martyn lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 16 Nëntor 2020, 17:44

DURRËS– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku edhe ka zhvilluar një mbledhje me kokat e Policisë së Shteti...

Politike 16 Nëntor 2020, 15:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer indirekt përgjigje kreut të shtetit, Ilir Meta lidhur me përballimin e situatës së pandemisë në Shqipëri. Me anëë...