Politike

‘Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes’/ Rama nuk i ndahet Bashës: Dil fol vetë për akuzat që

16 Nëntor 2020, 19:53 Nga DOSJA
‘Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Basha një përgjigje për akuzat që ka ngritur ndaj kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se Basha duhet që të sqarojë se cili ka qënë roli i tij gjatë luftës së Kosovës. 

Ndërkohë numri një i qeverisë shton se akuzat nuk janë ngritur nga ai por nga dëshmitarë të luftës. 

Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime! Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!,”-shkruan Rama.

Por cili ka qënë roli i Lulzim Bashës gjatë luftës së Kosovës? Numri një i PD-së akuzohet se ka ndihmuar në përpilimin e raporteve famëkeqe që kanë çuar në prangosjen dhe akuzat për krime lufte të kuptolës drejtuese të UÇK-së. Madje maxhoranca ka shkuar deri aty sa ka “premtuar” në ngritjen e një komisioni hetimor për Bashën. Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama. Ky i fndit ka këmbëngulur që kryedemokrati të dalë dhe t’i adresojë vetë akuzat e kreut të qeverisë. Për më shumë detaje (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama kosova ne hage lulzim basha akuzat e rames per dick martyn edi rama kosova ne hage lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 16 Nëntor 2020, 17:44

DURRËS– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku edhe ka zhvilluar një mbledhje me kokat e Policisë së Shteti...

Politike 16 Nëntor 2020, 15:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer indirekt përgjigje kreut të shtetit, Ilir Meta lidhur me përballimin e situatës së pandemisë në Shqipëri. Me anëë...