Politike

“Amanet ju lë nëse nuk …”, Majko publikon vargjet e ushtares së UÇK-së që humbi jetën në luftën me serbët:Të ma

16 Nëntor 2020, 19:29 Nga DOSJA
“Amanet ju lë nëse nuk …”, Majko publikon vargjet e

TIRANË-  Ish-kryeministri i Shqipërisë në periudhën e luftës së Kosovës, aktualisht ministër i Diasporës, Pandeli Majko së fundmi ka publikuar historinë e Yllka Domit, 17-vjeçares nga Gjakova e Kosovës, që luftoi përballë forcave serbe dhe për fat keq humbi jetën në luftë.

Në një postim në rrjetet sociale krahas fotos së Yllka Domit ka shpërndarë edhe amanetin e saj të fundit.

LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni,Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,

Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur

Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.”

 …Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve” shkruan Majko.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pandei majko yllka domi pandei majko yllka domi

Sondazh

Poll

Politike 16 Nëntor 2020, 17:44

DURRËS– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku edhe ka zhvilluar një mbledhje me kokat e Policisë së Shteti...

Politike 16 Nëntor 2020, 15:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer indirekt përgjigje kreut të shtetit, Ilir Meta lidhur me përballimin e situatës së pandemisë në Shqipëri. Me anëë...