Aktualitet

E rëndë! Plagoset i moshuari me COVID në Tiranë, po kurohej në banesë, i shpërthen bombola e oksigjenit

16 Nëntor 2020, 16:44 Nga DOSJA

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Brryli”. Policia e Shtetit ka bërë me dije se kishte shpërthyer një bombul oksigjeni në banesën e një të moshuari të infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur i plagosur 72-vjeçari me iniciale M.N., i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Dosja.al publikoi dje lajmin dhe foto nga banesa e të moshuarit, megjithatë nuk kishte një sqarim zyrtar nga Policia lidhur me shpërthimin e ndodhur. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e ngjarjes.

(k.m/A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperthen bombola e oksigjenit shperthim tek brryli shperthen bombola e oksigjenit shperthim tek brryli

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2020, 14:31

ELBASAN– Armand Hasani i njohur ndryshe dhe si Butrint Hasani që është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Sokol Çapjas, ngjarje e ndodhur në viti...