Aktualitet

16 Nëntor 2020, 14:31 Nga DOSJA

ELBASAN– Armand Hasani i njohur ndryshe dhe si Butrint Hasani që është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Sokol Çapjas, ngjarje e ndodhur në vitin 2005, është rishfaqur në Gjykatë. Gazetari Elton Qyno shkruan se Hasani pretendon që t’i njihen orët e punës në burg, si ditë burgimi.

Sipas Qynos, Hasani e ka dorëzuar zyrtarisht këtë këkresë dhe pret përgjigjen e autoriteteve.

Hasani, është personi i vetëm që ka mbetur gjallë për ekzekutimin e Sokol Çapjas, pasi dy autorët e tjerë, Dritan Sheme dhe Gentian Beqiri, janë ekzekutuar në atentate të tjera në vijin, në vitet 2007 dhe 2012.

Izolimi në burg e ka shpëtuar nga eliminimi, por siç duket Hasani nuk është ‘i kënaqur’ dhe dëshiron të lërë qelinë. Ai ndodhet në burgun e Peqinit dhe po bën përpjekjet e tij për të dalë që aty.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armand hasani butrint hasani armand hasani butrint hasani

Sondazh

Poll