U skualifikua padrejtësisht nga gara për FBI-në shqiptare e kërkoi bllokimin e garës për 60 hetuesit e BKH-së, Gjykata Ad
16 Nëntor 2020, 15:05Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e një prej kandidatëve për të qënë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Elbasani, i cili pretendon për parregullsi në procesin e përzgjedhjes së 60 oficererëve që do të punojnë në FBI-në shqiptare.
Ardit Elbasani, kërkoi bllokimin e garës edhe pse BKH e pranoi gabimin në skualifikimin e tij nga gara, por gjithçka është pezulluar nga Administrativja.
Përpos Ardit Elbasanit, Komisioni i Vlerësimit në BKH është paditur edhe nga 7 aplikantë të tjerë, të cilët pretendonin se ka pasur manipulim në rezultatet e garës, sidomos për testin fizik.
Për pretendimet e kallëzuesit, reagoi vetë BKH-ja, e cila pranonte gabimin duke ia lënë “fajin” programit Exel dhe shtoi se kandidati kishte të drejtë për ankesën e bërë dhe se do të përfshihej në testin e shkrimit të esesë.
Ndërkoha gara për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe për përzgjedhjen e 60 oficerëve të BKH-së ndodhet në fazën e fundit por me gjasë do të nisë edhe një herë të dytë pasi deri më tani janë kualifikuar vetëm 55 kandidatë. Edhe këta mund të mbeten më pas, pasi do të përzgjidhen në bazë të intervistave.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ulja e çmimeve të naftës i ka reduktuar shpenzimet e familjeve shqiptare për të udhëtuar vitin e kaluar. Në të gjithë vendin, familjet shpen...
TIRANË– Ferdinant Murikaj, 29-vjeëari nga Lezha që u vu në pranga para dy ditësh, pasi u kap teksa drejtonte kamionin, brenda të cilit u gjetën 282 m...
Aktualitet16 Nëntor 2020, 14:31
ELBASAN– Armand Hasani i njohur ndryshe dhe si Butrint Hasani që është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Sokol Çapjas, ngjarje e ndodhur në viti...
BERAT– Të infektuarit në Berat sa vijnë e shtohen. Dosja.al ka mësuar se të infektuarit fillimisht paraqiten në urgjencën e Beratit dhe më pas kalojnë tek Infek...
TIRANË- Dimri do fillojë shumë shpejt në Shqipëri. Ndërkohë që deri më sot kemi shijuar rrezet e diellit dhe motin e ngrohtë, por duket se kjo situatë do t...
ITALI– Imzot George Frendo është drejt fitimit të betejës ndaj COVID-19 ndonëse ndodhet në Bari të Italisë duke u trajtuar në një prej spitaleve lokale. Konfere...
PEQIN– Katër punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa të tjerë që kanë pasur kontakte me ta janë testuar dhe janë në p...
TIRANË– Blerta Josifi, 34 vjeçe, e vetmja e mbijetuar e horrorit në shtëpinë mbrapa ish-Mapos në Kombinat rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel ...