INSTAT: Familjet në Fier, Tiranë dhe Gjirokastër kanë shpenzuar më shumë për udhëtime në vitin 2019
16 Nëntor 2020, 14:36Nga DOSJA
TIRANË- Ulja e çmimeve të naftës i ka reduktuar shpenzimet e familjeve shqiptare për të udhëtuar vitin e kaluar. Në të gjithë vendin, familjet shpenzuan mesatarisht 5,9% të totalit për udhëtime, në raport me 6.6% që ishte ky tregues në vitin 2018.
Por familjet në Qarkun e Fierit, Gjirokastrës dhe Tiranës shpenzuan për udhëtime më shumë se mesatarja e vendit. Sipas anketës së INSTAT më 2019, në Qarkun e Fierit, njësitë familjare, 7.6% të shpenzimeve totale ua dedikuan udhëtimeve, në Gjirokastër shpenzuan 6.8% të buxhetit për shërbimet e transportit dhe për familjet e Tiranës ky tregues ishte 6.5%.
Në të kundërt, shpenzimet më të ulëta për shërbimet e transportit u vërejtën në qytetet e Elbasanit, Vlorës, Lezhës dhe Durrësit, të cilat ishin më të ulëta se mesatarja kombëtare. Në Elbasan, shpenzimet për transport të familjeve ishin vetëm 4%, në Vlorë 4.4% dhe në Lezhë 5%. Në raport me një vit më parë, shpenzimet për transport panë ulje të ndjeshme për Qarkun e Kukësit, Gjirokastrës, Korçës e Lezhës, teksa shihet një rritje e lehtë vetëm për Qarkun e Elbasanit.
Në raport me vendet europiane, shqiptarët u dedikojnë më pak shpenzimeve për udhëtim. Sipas anketës së Eurostat, familjet në BE shpenzuan për udhëtime 13.4% të buxhetit të tyre, sa dyfishi i familjeve në Shqipëri. Në BE, shpenzimet për transport janë ndikuar nga udhëtimet për turizëm, ndërsa në Shqipëri, shumica e familjeve udhëton për nevoja jetike, që lidhen me punën dhe nevoja të tjera jetësore.
Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të familjeve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur, pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4%. INSTAT klasifikon si shpenzime për transport, blerjet e makinave të reja dhe të përdorura, shpenzimet për taksi, bileta avionësh, të gjitha llojet e biletave, shpenzimet për naftë, gaz, pesë këmbimi, riparime, garazhde, etj.
Në vitin 2019, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje të përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, ishin 82.235 lekë. Në total, familjet shqiptare shpenzojnë për konsum 63,5 miliardë lekë në muaj me një rritje mesatare 5.6% më i lartë se në vitin 2018. Sipas INSTAT, uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2019, e ka shënuar grupi “Transport” me 5,5%, krahasuar me vitin 2018, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 54,3%.
MARRË NGA MONITOR
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ferdinant Murikaj, 29-vjeëari nga Lezha që u vu në pranga para dy ditësh, pasi u kap teksa drejtonte kamionin, brenda të cilit u gjetën 282 m...
Aktualitet16 Nëntor 2020, 14:31
ELBASAN– Armand Hasani i njohur ndryshe dhe si Butrint Hasani që është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Sokol Çapjas, ngjarje e ndodhur në viti...
BERAT– Të infektuarit në Berat sa vijnë e shtohen. Dosja.al ka mësuar se të infektuarit fillimisht paraqiten në urgjencën e Beratit dhe më pas kalojnë tek Infek...
TIRANË- Dimri do fillojë shumë shpejt në Shqipëri. Ndërkohë që deri më sot kemi shijuar rrezet e diellit dhe motin e ngrohtë, por duket se kjo situatë do t...
ITALI– Imzot George Frendo është drejt fitimit të betejës ndaj COVID-19 ndonëse ndodhet në Bari të Italisë duke u trajtuar në një prej spitaleve lokale. Konfere...
PEQIN– Katër punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa të tjerë që kanë pasur kontakte me ta janë testuar dhe janë në p...
TIRANË– Blerta Josifi, 34 vjeçe, e vetmja e mbijetuar e horrorit në shtëpinë mbrapa ish-Mapos në Kombinat rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel ...
TIRANË– Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar në Facebook, fjalën e Taulant Ballës në lidhje me rezolutën për dënimin e gjenoci...