Aktualitet

Prej dy javësh në Vlorë, flet pronari rus i velierës së bllokuar: Po bëhet ftohtë, duam të kthehemi sa më parë në Rus

16 Nëntor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Prej dy javësh në Vlorë, flet pronari rus i velierës së

VLORË– Dmitriy Nikulin, pronari i Velierës së bllokuar në Vlorë më 29 nëntor ka folur lidhur me procesin hetimor që po zhvillohet ndaj tij nga Policia shqiptare. Nikulin ka mësuar se çështja e tij është ende nën hetim nga Prokuroria e Vlorës, qytet ku ai dhe miqtë e tij por jetojnë prej pak kohësh. 

Në një intervistë për Report Tv, ai ka bërë thirrje që hetimet të përfundojnë sa më shpejt në mënyrë që të gjithë t’u kthehen normalitetit. 

“Jetojmë një jetë të thjeshtë, ne kemi probleme. Po bëhet ftohtë dhe ne s’kemi një shtëpi dhe rroba. Shpresojmë që hetimi të mbyllet sa më shpejt sepse ne nuk jemi fajtorë dhe duam ti ktheheni jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marrin pasaportat tona dhe të kthemi sa më shpejt në qytetin tonë. Patjetër ne duam të shkojmë pas në Rusi. Ne në të vërtet nuk e dimë përse po zgjasin kaq shumë hetimet. Policia tha se ata po presin përgjigje nga prokuroria dhe skanë përgjigje ende për momentin. Ne mund të jetojmë kudo ku ka ajër dhe ushqim, por kualiteti i jetesës është ndryshe. Këtu ne jemi duke ecur vërdallë dhe jemi përpjekur të zgjidhim disa probleme online por nuk është një zgjidhje e mirë,”– ka thënë ai.

Pas ndalimit të tyre, Policia kufitare e Vlorës e ka çuar mjetin turistik në pikën e bllokimit në Triport. Veliera me flamur amerikan me emri ‘Medusa Delawere’ kishte në bordin e saj 4 shtetas rusë dhe ukrainas, të cilët pretendonin se kishin ndaluar për karburant dhe furnizime dhe se destinacion kishin Malin e Zi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dmitriy nikulin veliera medusa delawere dmitriy nikulin veliera medusa delawere

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2020, 14:31

ELBASAN– Armand Hasani i njohur ndryshe dhe si Butrint Hasani që është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Sokol Çapjas, ngjarje e ndodhur në viti...