Aktualitet

Kolaudoi hotelin dhe ‘qiell-gërvishtësin’ në Durrës, Apeli mbyll dosjen për Arben Qaton dhe ndërtuesin e resortit ‘K

16 Nëntor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Kolaudoi hotelin dhe ‘qiell-gërvishtësin’ në

DURRËS– Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur që të pushojë çështjen ndaj Arben Qatos, inxhinieri i cili u akuzuar si një prej kolauduesëve abuzivë të ndërtimeve pa lejë në qytetin e Durrësit dhe zonën e Golemit.

Sipas akuzës, si pasojë e kolaudimeve të falsifikuara dhe jo të drejta, por dhe punimeve të dobëta që kishte kryer në hotelin e tij “Vila Palma” në Golem, Arben Qato në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar, godina u shemb dhe ndërroi jetë babai i ti, Sadik. Pas shembjes së godinës, gazetari Elton Qyno shkruan se Qato u mor i pandehur edhe si kolaudues i kompleksit “Kamelia”.

Sipas prokurorisë, ky kolaudim është kryer në muajin maj të vitit 2012, duke shkelur të gjitha rregullat e urbanistikës, ndaj edhe kanë ngritur ndaj tij akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Megjithatë Gjykata nuk i ka konsideruar provat e mjaftueshme. 

Në këtë çështje penale veç Arben Qatos i pandehur për “Ndërtim pa leje” ishte marrë dhe pronari i “përbindëshit” “Kamelia”, Enver Shala, e bashkë me të dhe ish-kryekomunari i Rrashbullit, Hysen Gashi, Merita Zeqaj, Valentin Stanaj, Alketa Blakaj dhe shoqëria “Universal Engineering 08” shpk. Por tanimë me vendim të Apelit, akuzat ndaj tyre janë rrëzuar.

Arben Qato ka qenë ish-kandidat për deputet të LSI-së në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben qato termeti i nentorit vila palma arben qato termeti i nentorit vila palma

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2020, 14:31

ELBASAN– Armand Hasani i njohur ndryshe dhe si Butrint Hasani që është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Sokol Çapjas, ngjarje e ndodhur në viti...