Aktualitet

U kap me 294 mijë euro, flet shoferi i kamionit: U nisa për punë, jo për gjëra të pista, zbardhni të vërtetën

16 Nëntor 2020, 14:34 Nga DOSJA
U kap me 294 mijë euro, flet shoferi i kamionit: U nisa për punë,

TIRANË– Ferdinant Murikaj, 29-vjeëari nga Lezha që u vu në pranga para dy ditësh, pasi u kap teksa drejtonte kamionin, brenda të cilit u gjetën 282 mijë e 265 euro, ka deklaruar se nuk dinte asgjë për paratë.

Përpara grupit hetimor, Murikaj shtoi se ai është thjesht shofer, dhe se është nisur për të punuar, e jo për tu marrë me gjëra të pista.

“Unë jam thjesht shofer. Nuk kam dijeni për eurot e gjetura në kamion. Jam nisur për të punuar dhe jo për t’u marrë me punë të pista. Shpresoj që hetimet të nxjerrin fajtorët e vërtetë në këtë ngjarje,”- ka thënë Murikaj.

Në total u sekuestruan 294 mijë e 30 euro nga Policia Kufitare e Durrësit. Paratë ishin ndarë në dy kamionë.  282 mijë e 265 euro në atë që drejtonte Murikaj dhe që u arrestua, ndërsa pjesa tjetër në kamnionin që drejtonte shoferi Aldo Lika, i cili u procedua penalisht.  

Deri më tani, dihet që destinacioni i kamionit ishte Lushnja, ku dhe do të dorëzoheshin paratë, në duart e BOSS-ëve shqiptarë që veprojnë apo strehohen në atë zonë. Në kërkim është shpallur Erjon Jovani, pronari i firmës së kamionëve që bënte rrugë Itali-Shqipëri-Itali, një person me precedentë penalë. Jovani u vu në pranga para katër viteve, pasi tentoi të trafikonte 190 kg kanabis drejt Italisë, sërish me kamionët e firmës së tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon jovani sekuestrohen 294 mije euro ne portin e durresit erjon jovani sekuestrohen 294 mije euro ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2020, 14:31

ELBASAN– Armand Hasani i njohur ndryshe dhe si Butrint Hasani që është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Sokol Çapjas, ngjarje e ndodhur në viti...