Aktualitet

Imzot George Frendo drejt rikuperimit të plotë nga COVID-19, KISH: Ndihet shumë më mirë, po merr energji nga lutja

16 Nëntor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Imzot George Frendo drejt rikuperimit të plotë nga COVID-19, KISH:

ITALI– Imzot George Frendo është drejt fitimit të betejës ndaj COVID-19 ndonëse ndodhet në Bari të Italisë duke u trajtuar në një prej spitaleve lokale. Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë njofton se Imzot Frendo ka shfaqur ditën e sotme përmirësim të frymëmarrjes dhe se po rrimer forcën për të fituar betejën me pandeminë.

“Tashmë me komunikimet e përditshme që kemi me Arqipeshkvin Metropolit SH. T. Imzot George Frendo, informojmë se gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome. Imzot Frendo ndihet shumë më mirë dhe, forca dhe energjia të cilat po i rimerr përmes kujdesit mjekësor si dhe përmes lutjes – me të cilën Zoti vazhdon ta ushqejë – i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë,”-shkruhet në njoftim. 

NJOFTIMI NGA KISH:

Tiranë, 16/11/2020

Komunikim mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo

Tashmë me komunikimet e përditshme që kemi me Arqipeshkvin Metropolit SH. T. Imzot George Frendo, informojmë se gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome.

Imzot Frendo ndihet shumë më mirë dhe, forca dhe energjia të cilat po i rimerr përmes kujdesit mjekësor si dhe përmes lutjes – me të cilën Zoti vazhdon ta ushqejë – i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë.

Falënderojmë Zotin për shëndetin e tij dhe vazhdojmë të lutemi për këdo që në këto momente po përballet me një sëmundje të tillë dhe për çdo operator sanitar i angazhuar në kujdesin ndaj të sëmurëve.

Lajmin se Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë është infektuar me Covid-19 u dha përmes një njoftimi për mediat nga zyra e KISH. Ata bënë të ditur se ai ka qënë për disa ditë nën monitorimin mjekësor ndërsa pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet george frendo imzot george frendo imzot george frendo infektohet me covid george frendo imzot george frendo imzot george frendo infektohet me covid

Sondazh

Poll