Bota

‘Nuk kemi ushqime, gatuajmë barin’, jeta e dy amerikaneve që lanë pas SHBA-në në mbështetje të ISIS

22 Prill 2019, 11:22 Nga DOSJA
‘Nuk kemi ushqime, gatuajmë barin’, jeta e dy amerikaneve

SIRI- Hoda Muthana, studentja 20–vjeçare nga Alabama ishte e bindur për drejtësinë e shtetit Islamik. Katër vite më parë ajo u largua nga shtëpia duke i gënjyer prindërit e saj se do të nisej në një udhëtim me miqtë dhe në vend të kësaj bleu një biletë për në Turqi, me dëshirën për t’u bashkuar në luftën e Kalifatit të shtetit islamik.

Në shtetin islamik ajo u martua me tre luftëtar, por ajo është shprehur se do të kthehet në SHBA. Muajin e kaluar ajo u dorëzua nga forcat e koalicionit që luftojnë kundër ISIS në një kamp refugjatësh në pjesën verilindore të Sirisë, ku është një njohur me një vajzë tjetër, po ashtu amerikane, me 46- vjeçaren, Kimberly Gwen Polman.

Të dy gratë, të intervistuara nga ‘The New York Times’ në kamp, ​​thanë se po përpiqeshin të kuptonin se si të risjellnin pasaportat e tyre dhe ët arrijnë të kthehen në vendin e tyre.

Amerikania 20-vjeçare u shpreh se “dashuria” për të mbështetur ISIS lindi kur ajo ishte në shkollën e mesme, por ajo mendon se ka bërë gjënë më të gabuar në jetën e saj: ‘Nuk mund ta besoj. Kam shkatërruar jetën time, kam shkatërruar të ardhmen time’.

Një numër i vogël i shtetasve amerikanëve (rreth 59 persona), sipas të dhënave të gjurmuara nga Programi i Universitetit të Xhorxh Uashingtonit mbi Ekstremizmin, duket se kanë lënë vendin e tyre për t’u bashkuar me ISIS.

Një zëdhënëse e Byrosë Federale të Hetimeve nuk pranoi të komentojë mbi të dy rastet e vajzave, por tha se agjentët zakonisht do të punonin për të ndërtuar një çështje penale kundër ndonjë amerikan që u bashkua me Shtetin Islamik.

Robert Palladino, një zëdhënës për Departamentin e Shtetit, të martën e përshkroi situatën për amerikanët në Siri si shumë të komplikuar.  Një zyrtar i qeverisë kanadeze tha se mund të ishte e vështirë për kanadezët e ndaluar në Siri që të largoheshin nga rajoni sepse ata kishin mundësi të përballeshin me akuza serioze në vendet fqinje.

Duke cituar krimet e shumta të kryera nga ISIS, Seamus Hughes, zëvendës drejtor i programit George Washington, tha se kishte mijëra arsye të ligjshme për të vënë në dyshim sinqeritetin e apelimeve nga të dyja vajzat dhe pranimin e tyre në shtetin amerikanë.

Të dy vajzat, u takuan dhe u miqësuan me njera-tjetrën në kampet ku po i mbajnë tani, ku kushtet nuk janë aspak të mira. Ato janë përballur dhe vazhdojnë të përballen me kushte jo të mira jetësore, kur nuk kanë ushqim për fëmijët ato mbledhin bar dhe e gatuajnë. Muthana u shpreh: “ Nëse shohim një patate është njësoj si të kem parë një Lamborghini.”

Burimi: New York Times 

Përshtati: L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hoda muthana isis militantet amerikane hoda muthana isis militantet amerikane

Sondazh

Poll