Bota

Sulmet terroriste në Sri Lanka, njeriu më i pasur i Danimarkës humbet 3 fëmijët e tij

22 Prill 2019, 09:16 Nga DOSJA
Sulmet terroriste në Sri Lanka, njeriu më i pasur i Danimarkës

Miliarderi Ander Holch Povlsen ka humbur tre fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës të dielën e Pashkëve.

Pronari i ASOS, është sipërmarrësi i dytë më i madh privat në Mbretërinë e Bashkuar dhe është aksioneri më i madh në shitjet online.

Vetëm disa ditë para sulmeve shkatërruese, një nga fëmijët e Povlsenit, Alma, shpërndau në rrjetet sociale pamje nga pushimet vëllezërve të motrës së saj Astrid, Agnes dhe Alfred, pranë një pishine.

Povlsen, 46 vjeç, është martuar me Anne Storm Pedersen. Çifti u takua kur Anne filloi të punonte në shitjet për Bestseller.

Ai është njeriu më i pasur i Danimarkës, ndërsa babai i tij ei kaloi pronësinë e zinxhirit të shitjes me pakicë të rrobave ndërkombëtare Bestseller kur ai ishte vetëm 28 vjeç.

Shtate sulme terroriste vranë 290 persona dhe mbi 500 persona u plagosën të dielën e Pashkëve.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësi, por policia e Sri Lankës thotë se një grup ekstremist mysliman i panjohur ishte subjekt i një paralajmërimi të inteligjencës dhjetë ditë më parë.

Bëhet fjalë për grupin islamik National Thowheed Jamaath (NTJ), sipas shefave të inteligjencës, të cilët paralajmërojnë se priten sulme të tjera.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota pronari i asos sulmet terroriste në sri lanka pronari i asos sulmet terroriste në sri lanka

Sondazh

Poll