Bota

Sulmet terroriste në Sri Lanka, rëndohet bilanci, 290 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur

22 Prill 2019, 09:21 Nga DOSJA
Sulmet terroriste në Sri Lanka, rëndohet bilanci, 290 të vdekur

SRI LANKA- Një ditë pas sulmit të përgjakshëm në Sri Lanka, ku 7 shpërthime të kordinuara shkatërruan 3 kisha dhe 3 hotele numri i viktimave ka shkuar në 290. Po ashtu dhe numri i të plagosurve ka arritur në mbi 500, dhe raportohet se mbi 23 të vdekur janë turistë të huaj.

Autoritet nuk kanë qëndruar duarkryq për këtë ngjarje të rëndë, pasi janë arrestuar 24 persona, por ende nuk dihet se kush fshihet pas kësaj masakre. Shpërthimet e kishave mësohet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve. Imazhet dhe pamjet e ndara në mediet sociale pas sulmit tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse.

Një nga shpërthimet ndodhi në Kishën e Shën Anthonit në Kochcikade, Colombo, tjetri në Negombo, që është në veri të qytetit dhe i treti ka ndodhur në kishën që ndodhet në Batticaloa. Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’.

Kryeministri i Sri Lanka ka kërkuar një hetim për dështimet e inteligjencës përpara shpërthimeve të Pashkëve që vranë më shumë se 290 njerëz. Ranil Ëickremsinghe pranoi se qeveria e tij kishte marrë informacion paraprak të sulmit, por që ministrave nuk iu ishte thënë. Në sulmet që ndodhën humbën jetën edhe 3 fëmijët e miliarderit të Danimarkës, pronarit të firmës Asos,  Ander Holch Povlsen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 6 shpërthime në sri lanka përgjaken pashket rritet numri i viktimave sulmi ne sri lanka 6 shpërthime në sri lanka përgjaken pashket rritet numri i viktimave sulmi ne sri lanka

Sondazh

Poll