Sulmet terroriste në Sri Lanka, autoritetet u paralajmëruan 2 javë më parë, kishin edhe emrat e të dyshuarve
22 Prill 2019, 10:01Nga DOSJA
SRI LANKA– Autoritetet e Sri Lankës u paralajmëruan dy javë përpara sulmeve të së dielës së Pashkëve dhe kishin emrat e të dyshuarve, tha zëdhënësi i kabinetit Rajitha Senaratne.
Numri i të vdekurve nga sulmet e terroristëve ka shkuar në 290, me rreth 500 të plagosur. “Më 4 prill, 14 ditë përpara këtyre incidenteve ne ishim informuar për këto incidente,” tha ai.”Më 9 prill, shefi i inteligjencës kombëtare shkroi një letër dhe në këtë letër ishin shkruar shumë prej emrave të anëtarëve të organizatës terroriste,” tha Senaratne. “Kryeministri nuk u informua për këto letra dhe zbulesa”.
Sot policia ka arrestuar 24 persona të dyshuar në paraburgim.
Zëdhënësi Ruwan Gunasekara tha se kishin kapur një furgon dhe shofer që besonin se transportonin të dyshuarit në Colombo dhe gjithashtu bastisën një shtëpi të sigurtë të përdorur nga sulmuesit.
Tre policë ishin midis të vdekurve kur bomba e tetë shpërtheu në një kompleks strehimi në Colombo gjatë kërkimeve për sulmuesit.
Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësi, por policia e Sri Lankës thotë se një grup ekstremist mysliman i panjohur ishte subjekt i një paralajmërimi të inteligjencës dhjetë ditë më parë.
Bëhet fjalë për grupin islamik National Thowheed Jamaath (NTJ), sipas shefave të inteligjencës, të cilët paralajmërojnë se priten sulme të tjera.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRITANI- Një dyqan me mbetje zero që u hap një vit më parë në Crickhoëell në mes të Uellsit, i cili cilësohet se është e ardhmja e dyqaneve. Marketi që shet mak...
HOLLANDË– Inxhinierët hollandezë po ndërtojnë arkipelagun më të madh të ishujve në botë, që do të jetë e përbërë nga panele për kërkimin e diellit.15...
SRI LANKA- Një ditë pas sulmit të përgjakshëm në Sri Lanka, ku 7 shpërthime të kordinuara shkatërruan 3 kisha dhe 3 hotele numri i viktimave ka shkuar në 290. P...
Tiranë– Për kthimin e kosovarëve nga Siria ka folur zyrtari amerikan Sean Robertson. Zëdhënësi i ushtrisë amerikane u shpreh se SHBA ka mbështetur operacionin.“...
Miliarderi Ander Holch Povlsen ka humbur tre fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës të dielën e Pashkëve.Pronari i ASOS, është sipërmarrësi i dytë më ...
Miliarderi Ander Holch Povlsen ka humbur tre fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës të dielën e Pashkëve.Pronari i ASOS, është sipërmarrësi i dytë më ...
Sipas informacioneve fillestare nga Shtabi zgjedhor i degës së Dibrës së BDI-së, kandidati i kësaj partie, Hekuran Duka është kryetari i ri i Dibrës. Ai në zgje...
Maqedoni e Veriut- Një ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në garë ishin tre kandidatët për president, Blerim Reka që mbës...