Bota

Sulmet terroriste në Sri Lanka, njeriu më i pasur i Danimarkës humbet 3 fëmijët e tij

22 Prill 2019, 09:07 Nga DOSJA
Sulmet terroriste në Sri Lanka, njeriu më i pasur i Danimarkës

Miliarderi Ander Holch Povlsen ka humbur tre fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës të dielën e Pashkëve.

Pronari i ASOS, është sipërmarrësi i dytë më i madh privat në Mbretërinë e Bashkuar dhe është aksioneri më i madh në shitjet online.

Vetëm disa ditë para sulmeve shkatërruese, një nga fëmijët e Povlsenit, Alma, shpërndau në rrjetet sociale pamje nga pushimet vëllezërve të motrës së saj Astrid, Agnes dhe Alfred, pranë një pishine.

Povlsen, 46 vjeç, është martuar me Anne Storm Pedersen. Çifti u takua kur Anne filloi të punonte në shitjet për Bestseller.

Ai është njeriu më i pasur i Danimarkës, ndërsa babai i tij ei kaloi pronësinë e zinxhirit të shitjes me pakicë të rrobave ndërkombëtare Bestseller kur ai ishte vetëm 28 vjeç.

Shtate sulme terroriste vranë 290 persona dhe mbi 500 persona u plagosën të dielën e Pashkëve.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësi, por policia e Sri Lankës thotë se një grup ekstremist mysliman i panjohur ishte subjekt i një paralajmërimi të inteligjencës dhjetë ditë më parë.

Bëhet fjalë për grupin islamik National Thowheed Jamaath (NTJ), sipas shefave të inteligjencës, të cilët paralajmërojnë se priten sulme të tjera.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ander holch povlsen pergjaket pashka sulmet ne sri lanka ander holch povlsen pergjaket pashka sulmet ne sri lanka

Sondazh

Poll