Bota

Në mbrojtje të gorillave, njihuni me vendin ku kujdesen për ta si të ishin miqtë e tyre

22 Prill 2019, 09:09 Nga DOSJA
Në mbrojtje të gorillave, njihuni me vendin ku kujdesen për ta si

KONGO– “Një ditë tjetër në zyrë,”- shkruan Rangeri, i vetëdeklaruar kundër gjuestisë së kafshëve, krahas një selfie që ka shkrepur në Parkun Kombëtar Virunga në Kongo. Ranger Mathiew Shamavu e publikoi këtë foto të enjten dhe deri në mbrëmjen e të shtunës kishte marrë më shumë se 17,000 pëlqime.

Thjesht foto mahnitëse,”– komentoi dikush,- “Faleminderit për mesazhin që ne të gjithë mund të jetojmë në paqe së bashku”.

Shamavu dhe kolegët e tij rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë duke mbrojtur kafshë të egra të parkut nga gjuetarët përfshirë këtu edhe gorillat malore të rrezikuara.

Një e treta e gorillave malore të botës jetojnë në rajonin e Kongos Lindore.

Speciet janë rritur mbi mesataren e popullsisë. Ne jemi krenar të themi se Virunga mirëpriti 11 lindje të reja të gorillave malore vetëm këtë vit. Për një iniciativë të suksesshme, fermerët lokalë inkurajohen të rrisin bambu që të krijohen zona të buta miqësore për gorillat,”– shkruhet në web-in zyrtar të Virunga-s.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kono mbrojtja e gorillave parku kombetar i virungas ranger mathiew shamavu kono mbrojtja e gorillave parku kombetar i virungas ranger mathiew shamavu

Sondazh

Poll