Bota

Komediani që u bë president, BE-ja mbështet vlerat demokratike të Ukrainës

22 Prill 2019, 10:06 Nga DOSJA
Komediani që u bë president, BE-ja mbështet vlerat demokratike

UKRAINË– Bashkimi Europian ka vlerësuar zgjedhjen e komedianit Volodymyr Zelensky si President në Ukrainë. Liderët kryesorë të Bashkimit Europian kanë përcjellë urimet e tyre kundrejt Zelensky-t dhe janë shprehur se procesi zgjedhor dëshmon angazhim ndaj vlerave demokratike të Ukrainës.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker theksuan lidhjen e fortë të Ukrainës me demokracinë.

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir Zelenski. Ky i fundit edhe pse pa përvojë politike, kryesonte në të gjitha anketat gjatë javëve të fundit.

Ai i mëshonte mesazhit për forcimin e lidhjeve me BE dhe NATO-n. Ajo ç’ka bën më tepër përshtypje është se komediani ka luajtur në një film, rolin e një aktori që bëhet president. Por tashmë nuk është thjesht një film!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota petro poroshenko ukraine volodymyr zelensky zgjedhjet pre president petro poroshenko ukraine volodymyr zelensky zgjedhjet pre president

Sondazh

Poll