Politike

Debati për testimet, Rama: Edhe vendet që i bënë masivisht janë tërhequr, nuk është strategji ajo, nëse do na kërkohet

16 Nëntor 2020, 12:28 Nga DOSJA
Debati për testimet, Rama: Edhe vendet që i bënë masivisht

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka bërë testime në mënyrë masive, pasi kështu është sugjeruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama tha se edhe shtetet që kanë bërë testime masive në fillim të pandemisë, e kanë kuptuar që kanë bërë gabim dhe janë tërhequr nga kjo strategji.

Rama shtoi se nëse Shqipërisë do t’i duhet të bëjë testime masive, atëherë do të blejë aq tamponë sa të nevojiten.

“Se çdo njeri që ka mundësi të dalë para kamerave për të folur në lidhje me testimet flet. Ka bërë ky testime masive, ka bërë ky vend, etj. Strategjia e testimit lidhet me identifikimin dhe gjurmimin. Kemi vende që kanë testuar masivisht dhe kanë pasur pasoja akoma më të mëdha, se sa vende që kanë testuar më pak dhe pasojat i kanë pasur më të vogla. Edhe vendet që testuan masivisht në fillim, në fund janë tërhequr, nuk janë vijuar me testime, sepse kanë kuptuar që është gabim.  Nuk testohet për të testuar. Asnjë shtet, në këtë valë nuk bën më atë që bënte në periudhën e mëparshme. Tani janë frenuar duke u përpjekur të fokusohen aty ku janë fokusuar më herët. Kjo ka qenë strategjia e komitetit ekspert. Nëse do të na thonin që të merrni më shumë tampone do u blenim,”- tha kryeministri Rama.

Lajmi kryesor: Votohet me 84 vota pro buxheti i 2021/ Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike gjatë pandemisë, kemi paguar kaparin e vaksinës kundër COVID19 (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 16 nentor 2020 edi rama seance plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll