Politike

Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria ka paguar kaparin për Covax!

16 Nëntor 2020, 12:07 Nga DOSJA
Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria ka paguar kaparin për Covax!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria ka paguar një pjesë të parave për të prenotuar vaksinën anti-COVID, dhe për ta patur atë në të njëjtën kohë me vendet e tjera. Rama shtoi se është paguar kapari për të marrë vaksinën anti COVID si pjesë e paketës COVAX. “Sot në mesnatë futet edhe koha që Shqipëria ka paguar edhe kaparin për Covax. Ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajt që vijnë. Ne jemi në komunikim të përditshëm me Bashkimin Europian për të garantuar qartësi dhe siguri për vaksinimin e popullsisë. E dimë që vaksina do të dalë, por sasitë nuk do të jenë mënjëherë të atilla që do të mbulojnë vaksinimin e ccdo populate në Europë. Ne kemi të njëjtën strategji si vendet e tjera. Do fillojmë me vaksinimin falas për shtresat vulenralëb dhe më pas do ta shtrijmë masivisht, ne jemi gati për të pasur akses dhe do të ndërtojmë aleancat e duhura, që të mos mbetetemi mbrapa të tjerëve. Jam optimist që Bashkimi Europian do të jetë gjithëpërfshirës bashkë me vendin tonë.”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: Votohet me 84 vota pro buxheti i 2021/ Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike gjatë pandemisë, kemi paguar kaparin e vaksinës kundër COVID19 (ZHVILLIMET)

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 16 nentor 2020 edi rama seance plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll